Këshilltarët nga Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” u larguan nga
mbledhja e tretë, e Këshillit të komunës në shenjë revolte për paraburgimin e anëtarëve të VMRODPMNE-së për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të këtij viti.
“Jemi dëshmitarë se po paraburgosen njerëz të cilët mendojnë më ndryshe se Qeveria aktuale dhe është absurde që në të tilla kushte, ne këtu të debatojmë për buxhete ose të shqyrtojmë raporte finaciare”, tha Dragan Petkovski, koordinator i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së.
Kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Atina Murgashanska theksoi se vendi për diskutime të tilla nuk është në Këshillin e Komunës së Kumanovës, por në pres-konferenca partiake, dhe më pas 11 këshilltarët e VMRO-DPMNE-së u larguan nga mbledhja.
Megjithatë seanca e këshillit u mbajt, sepse ka pasur kuorum për punë.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Mickoski: Duhet të ketë përgjegjësi për qytetin e rrënuar dhe koasin e lënë
- Të martën mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë për shkarkimin e kryebashkiakut, Teliti: Opozita iniston që Veliaj të jetë i pranishëm, ka të drejtë që të dëgjohet
- Mexhiti: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare
- Një zjarr i madh ka shpërthyer sot mbi fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit
- Garsia: Futemi në çdo ndeshje për të fituar
- MF: “Fiç” e konfirmoi rejtingun kreditor “BB+” me pamje stabile, duke njohur rritje stabile dhe politika të besueshme ekonomike
- Rregulla të reja të trafikut nga 26 shtatori: Kalimi i kalimit për këmbësorë me celular do të gjobitet me 40 euro
- Mashtrim në Shkup: 77-vjeçari nga Kumanova jep 10.000 euro për të “shpëtuar” mbesën nga një aksident i rremë