Në Salonin 19:19 sonte do të promovohet libri “Rruazat e jetës”, nga Dijana Toska, i cili përmban 32 poezi.
“Vend qendror ka gruaja si shtyllë e shoqërisë. Është përfaqësuar poezi e dashurisë, vetmija, bukuria, fantazia dhe gjithsesi, problemet sociale, të cilat janë të pranishme në jetën e përditshme”, kumtoi Qendra Informative kulturore. Dijana Toska (Shkup, 1965) është magjistre e diplomacisë. Ka diplomuar në Universitetin e Tetovës gjuhën angleze dhe letërsi, ndërsa studimet postdiplomike i ka kryer në Fakultetin për shkenca politike dhe administratë publike në Universitetin e EJL-së. “Rruazat e jetës” është libri i saj i dytë, pas “Gërsheta malli” në vitin 2014. Ka marrë pjesë në më shumë manifestime poetike, ndërsa krijimtaria e saj është publikuar në Antologjinë e poezisë bashkëkohore shqiptare.