Misioni i OSBE-së në Shkup sot organizon debat me temë “Avancim i realizimit të së drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve të cilët janë më pak se 20 për qind të popullatës”.
Janë paralajmëruar fjalime të ministrave të Arsimit dhe Shkencës dhe të Kulturës, Renata Deskoska dhe Robert Allagjovski, të zëvendësministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski, u.d. drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve Ilham Rahman, u.d zëvendësi i tij Xhala Hoxhiq, si dhe kryerësi i detyrës shef i Misionit të OSBE-së në Shkup Gonzalo de Çesare. Debati është i organizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, ndërsa ka për qëllim të nxisë dialog konstruktiv për përmirësimin e realizimit të të drejtave të komuniteteve në fushën e arsimit, kulturës, mediave dhe përfaqësimit të drejtë.