Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ka takuar në Bruksel eurodeputetin gjerman, Knut Flenkeshtajn, me ç’rast u diskutua për situatën në Maqedoni dhe perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit. Deputeti Grubi, thuhet në kumtesën e Komisionit për çështje evropaine, e njoftoi eurodeputetin Flenkeshtajn rreth realizimit të obligimeve vendore, siç janë ligjet për dëshmitar të mbrojtur, verifikim të fakteve, këshillin gjyqësor, zgjedhjen e kryeprokurorit, etj. Mbështetja e eurodeputetëve është shumë e nevojshme, jo vetëm në institucionet evropiane, por edhe në vendet e tyre ame, anëtare të BE dhe pikërisht këtë Grubi e kërkoi nga Flenkeshtajn. Grubi e ftoi bashkëbiseduesin ta vizitojë Shkupin në muajin shkurt për konferencën e komisioneve evropiane nga parlamentet e vendeve të rajonit.
Data 20.08.2025
Aktuale
- ASH: Pozita e zëvendësministrit e zbrazët – shqiptarët të lënë pas dore në Mbrojtje
- (VIDEO) Mickoski: BDI përdor badenterin për t’u rikhtyer në pushtet
- “Ne nuk kemi ushtri! Edhe Mali i Zi na pushton po të dojë”- Liçaj: S’mund të hyjmë në BE në këtë gjendje
- “Na duhet shtet i shëndoshë”, Mickoski: Pas lojërave të fatit, do të ketë zgjidhje ligjore edhe për kreditë e shpejta
- Aprovohet aktakuza si vazhdim i hetimit për lëndën “Aditiv”
- PL, Blushi: Kërcënimi me jetë i botuesit të News24 dhe Panorama Group, akt shumë i rëndë dhe i dënueshëm
- Revolucioni i ri i Apple: A do të sjellë Touch ID në orët e saj?
- “Më afër qytetarëve”, Ramadani hap faqen personale për të dëgjuar kërkesat