Në vend si 16 vjeçarë, tinejxherët kur të mbushin 17 vjeç do të kenë të drejtën për aftësim për drejtimin e automjetit. Kufiri i sipërm lidhur me afatin e patentës së shoferit do të jetë për personat mbi 70-vjeçarë, e jo si deri tani mbi 65-vjeç. Kjo parashikohet në ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacion, i cili miratohet me procedurë të shkurtuar, e të cilat sot janë miratuar në Komisionin e Kuvendit për mbrojtje dhe siguri.
Përveç rritjes së moshës për përftimin e të drejtës për aftësim për drejtimin e automjetit, propozuesit e ndryshimeve, deputetët e LSDM-së, po ashtu propozojnë edhe heqje të kriterit që tinejxherët të kenë sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore.
Personat mbi 70 vjeç, të cilët do të dëshirojnë ta vazhdojnë patentën e shoferit, do t’i nënshtrohen kontrolleve të obligueshme shëndetësore, ndërsa leja do t’u jepet me vlefshmëri prej tre viteve.
Udhëheqësit profesionalë në autoshkollat nuk duhet të posedojnë patentë shoferi për të gjitha kategoritë A, B, C dhe D, por vetëm për kategoritë për të cilat autoshkolla ka licencë.
Përveç ndryshimeve të përmendura, parashikohet po ashtu që drejtuesit e traktorëve të jenë mbi 17-vjeçarë, e jo si deri tani 16 vjeçarë.
Data 20.08.2025
Aktuale
- Durrës/ Gjendet i pajetë në banesën e tij 45-vjeçari, ja çfarë dyshohet
- BIRN: Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar
- Letër urimi nga Ambasadori Ulusoy për Sejid Emin, kryeredaktorin e TIMEBALKAN
- Cakolli: Manovrat politike të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës
- Zhduket zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima! Mesazhi i fundit që u dërgoi familjarëve
- Personat me nevoja të posaçme kërkesë partive, në listat për këshilltarë të ketë edhe persona me pengesa në lëvizje
- A jeni gati për sfidën? Gjeni pesë bileta brenda 15 sekondave!
- Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset 28-vjeçari! Autori arratiset pas sherrit