Tashmë reformat kanë nisur në fushën e arsimit. Është përpiluar Ligji i ri për arsim të lartë dhe deri nga fundi i muajit do të vendoset në ENER (regjistrin elektronik të rregullave ener.gov.mk), tha sot ministrja Renata Deskoska në fjalimin hyrës në konferencën rajonale kushtuar sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Do të bëhen ndryshime në funksionimin e Këshillit për akreditim dhe vlerësim të arsimit të lartë, gjegjësisht ndarjen e tij në dy organe. Deskoska tha se MASH ka vlerësuar shumë propozime të marra nga institucione të ndryshme – universitete, studentë dhe nga Plenumi i profesorëve, kzu edhe kanë dale kunkludime të pranueshme dhe atë që Këshilli për akreditim dhe vlerësim ashtu siç është tani, nuk jep mundësi që t’i përkushtohet mjaft vëmendje procesit të vlerësimit, respektivisht matjes së cilësisë, por më shumë përqëndrohet në procesin e akreditimit. Ajo tha se një nga parimet në të cilat bazohen sistemet arsimore evropiane për rritjen e cilësisë është respektimi i autonomisë së Universitetit, e cila është shkelur nga pushteti paraprak me qëllim të avancimit së cilësisë në arsimin e lartë.
Akademiku Vllado Kambovski, njëherë Kryetari i Këshillit për akreditim dhe vlerësim, vlerësoi se shumë institucione në këtë sferë nuk i plotësojnë kushtet ligjore bazë për realizimin e veprimtarisë në arsimin e lartë.
Sipas panelistëve do të ndërmerren të gjitha masat për përmirësimin e arsimit të lartë dhe sistemit arsimor.
D.K
Almakos.com