Prokuroria Speciale kërkoi që si prova në rastin “Titanik” në lidhje me parregullsitë zgjedhore, të pranohen mbi 1000 biseda por edhe CD me SMS porosi. Para gjykatësve të apelit që e shqyrtuan ankesën e PPS-së, pasi Këshilli penal i njësisë së Shkupit këto prova i hodhi poshtë, prokurorja Lile Stefanova tha se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka konstatuar se provat e ndara janë siguruar në mënyrë të paligjshme. Ajo theksoi se personat që akuzohen në këtë rast, kanë kryer vepra penale kundër zgjedhjeve dhe se bisedat ndërmjet Janakievskit dhe Jankullovsës nuk duhet të trajtohen si biseda private, duke shtuar se shefi i tyre Nikolla Gruevski ka qenë në dijeni se përgjohej./TV21
Data 21.08.2025
Aktuale
- Dronët misteriozë mbi Kosovë: Çfarë fshihet pas fluturimeve të dyshimta?
- Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë
- Ambasadori Denion Meidani në mbështetje të TS: “Kur media është e lirë, çdo e drejtë tjetër është më e siguruar”
- Shqiptarja arrestohet në Itali për shitje kokaine! Si 51-vjeçarja tentoi t’i shpëtonte policisë
- Si inteligjenca artificiale riktheu zërin e nënës pas 25 vjetësh
- Furkan Saliu pas thirrjes së Nevrij Ademit nga Policia: Keqpërdorim politik i MPB-së, sulm ndaj gazetarisë!
- Durrës/ Gjendet i pajetë në banesën e tij 45-vjeçari, ja çfarë dyshohet
- BIRN: Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar