Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka caktua zëvendësin e tij. Nënkryetar i Komunës së Gostivarit është zgjedhur doktori nga fshati Debresh, Besim Memedi, njofton Gostivari Sot.
Lajmi bëhet i ditur nga nëndega e partisë, Aleanca për Shqiptarët në fshatin Debresh.“Kemi nderin të ju informojmë që bashkvendasi jonë shumë i respektuar Doc.Dr.
Besim Memedi oficialisht ka marë postin e Nënkryetarit Të Komunës së Gostivarit.
Kjo njëherit është edhe një nder i madh për ne si fshat,pasiqë për herë të parë kemi një post kaq të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin nga kjo nëndegë.
“Vlera dhe respekti ndaj fshatit tonë dita ditës po ritet duke pasur në rradhët tona njerëz të tillë. I urojmë punë të mbarë Doc.Dr Besim Memedi-t dhe shpresojmë të del faqebardhë ashtu si ka dalur gjithmonë”, përfundon njoftimi nga nëndega e Aleancës për Shqiptarët në Debresh.
Me ligjin për Pushtetin Lokal, zëvendësi i Kryetarit ka kompetenca për të nënshkruar disa nga vendimet që janë në kompetencë të tij, respektivisht Kryetari cakton dhe autorizon zëvendësin e tij për detyra të caktuara në mungesë të tij.
Kujtojmë që Besim Memedi ishte bartës liste për Këshilltarët Komunalë nga ky sybjekt politik. Memedi u përmend të jetë edhe Kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit, por subjekt që përfaqëson nuk arriti të siguron 16 votat e nevojshme për të kryesuar Këshillin Komunal, i cili tani drejtohet nga doktori Nasir Musliu nga radhët e BDI-së.