Qarkullimi në rrugën rajonale që i ndërlidh fshatrat e Pollogut, Negotinë dhe Llomnicë prej mbrëmë është në ndërprerje për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka rënë në rrugë. Sipas informacioneve të para të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, tek vendi “kisella voda” në rrugën, në gjatësi prej njëzet metrave është shembur një masiv i madh dheu. Banorët lokalë e kanë paraqitur rastin në polici, mbrëmë rreth orës 20. Nga mëngjesi i sotëm, ekipe me mekanizma nga Komuna Vrapçishtë janë dërguar në vend dhe punojnë në sanimin e rrëshqitjes së dheut, ndërsa në terren janë ekipe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Gostivarit. Pas ekspertizës do të bëhet vlerësim se kur do të pastrohet rruga dhe do të bëhet e kalueshme.
Data 21.08.2025
Aktuale
- Dronët misteriozë mbi Kosovë: Çfarë fshihet pas fluturimeve të dyshimta?
- Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë
- Ambasadori Denion Meidani në mbështetje të TS: “Kur media është e lirë, çdo e drejtë tjetër është më e siguruar”
- Shqiptarja arrestohet në Itali për shitje kokaine! Si 51-vjeçarja tentoi t’i shpëtonte policisë
- Si inteligjenca artificiale riktheu zërin e nënës pas 25 vjetësh
- Furkan Saliu pas thirrjes së Nevrij Ademit nga Policia: Keqpërdorim politik i MPB-së, sulm ndaj gazetarisë!
- Durrës/ Gjendet i pajetë në banesën e tij 45-vjeçari, ja çfarë dyshohet
- BIRN: Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar