Për një javë që kur është hapur linja telefonike për paraqitjen e ndotjes së ambientit në Karposh, 64 qytetarë janë lajmëruar për të paraqitur ndezje të mbeturinave, gomave, kabllove, plastikës ose mbeturinave tjera toksike. Më së shumti paraqitje kanë qenë për punën e ngrohtores në Monim Potok, informojnë nga Komuna.
Linja telefonike vazhdon të jetë e hapur për qytetarët e këtij rajoni.