Gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së të dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, nesër do duet të paraqiten para gjykatësit hetues. Gjykata Penale ka pranuar njoftimin nga Kuvendi, me çka i hapet rruga organit hetues për të proceduar më tej lëndën. Sipas qëndrimit të Penales, të gjitha organet kompetente janë njoftuar në kohë dhe se pritet sjellja dhe paraqitja e deputetëve para gjykatësit të procedurës paraprake. Ndërkohë, Ministria e Brendshme është duke kërkuar edhe 6 persona të cilët deri më tani ishin të pakapshëm për policinë. Jo zyrtarisht, në mesin e tyre është edhe deputeti Lupço Dimovski, njofton Alsat-M.
Të dyshuarit e pakapshëm për policinë
Aleksander Vasilevski- Ninxha
Nikolla Mitrovski- Kolo
Dejan Davidovski- Desho
Mitre Pitropovski
Mladen Dodevski
Lupço Dimovski
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se dikasteri i tij po punon në këtë drejtim.
“Nesër do të paraqiten ne gjykatë dhe ne do të shohim se cili do të jetë vendimi i tyre, do të paraqiten ose jo pasi një numër i tyre gjenden brenda vendit. Ndërkaq për të tjetër të cilët nuk janë siguruar apo gjetur në gjykimin e procedurës paraprake, punojmë dhe besoj se shumë shpejtë do të dorëzohen para gjyqit. I kërkojmë 6 persona. Nuk dua të flas për raste individuale por dua të them se ato persona do t’i sigurojmë kur do të duhet të dorëzohen para gjykatës”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.