Të dënuarit e rastit “Monstra” janë liruar në shtëpi, dhe lënda do të hetohet nga fillimi. Avokati mbrojtës, Naser Raufi thotë se paraburgimi është ndërprerë për shkakun se asnjëri nga vendimet e gjykatës nuk janë të plotëfuqishme.
“Do të ketë rigjykim, paraburgimi është ndërprerë për arsye se asnjëri nga dy vendimet e gjykatës ende nuk janë të plotëfuqishme, dhe lënda e njëjtë do filloj nga fillimi”, tha Raufi për Almakos, duke shtuar se prokurori përgjegjës ende nuk e ka tërhequr akuzën.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë, vendosi masën e arrestit ta zëvendësojë me burgim shtëpiak për 4 të dënuarit e rastit “Monstra”, të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në afrësi të liqenit Smillkovë në Shkup në vitin 2012.
Mevludin Imeri
Almakos.com