Një shofer i nervozuar sot para ditë ka shkaktuar tollovi para ambasadës amerikane, në rrugën Samoillova, në Shkup duke detyruar policinë të angazhojë forca shtesë për ta qetësuar situatën.
Shoferi ka refuzuar kërkesën e policisë së trafikut të mos parkojë makinën në afërsi të ambasadës duke provokuar intervenimin e policisë.
Incidentin në fjalë sot e ka konfirmuar policia, e cila për Almakos ka sqaruar se një 29 vjeçarë nuk u është bindur dhe kishte kundërshtuar urdhërat e policisë që ta riparkojë makinën duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
“Sjellja e qytetarit është evdientuar si shkelje ligjore. Policia ka përgaditur shkresë zyrtare dhe ndaj personit do të ngritet fletëparaqitje për kudnërvajtje sipas nenit 14 të Ligjit për siguri të trafikut”, deklaruan burime policore.
M.I
Almakos.com