Arsim ZEKOLLI
Në tërë këto rrëmujat e vogla që po ndodhin ditëve të fundit, vëmendja sikur është larguar nga dy cështje që nga prapavija diktojnë gjendjen vendore dhe atë rajonale.
Çështja e parë, raportet me Bullgarinë. E pashpjegueshme – e megjithatë e kuptueshme – si mediat vendore, posaçerisht ato maqedonase, nuk raportojnë fare mbi debatin në Parlamentin Bullgar për ratifikim të Marrëveshjes me Maqedoninë. Marrëveshja në fjalë është dorëzuar në Kuvendin Bullgar më 7 nëntor 2017, ndërsa zëvendës/ministrja për Punë të Jashtme që atëherë njoftoi se e njëjta pritet të miratohet, jo më vonë se pas një jave. Sot jemi në muajin dhjetor. Pa u fut në spekulime për motivetdhe shkaqet e kësaj vonese, mbesim kurreshtarë për mosreagimin e LSDM-së, VMRO-së dhe intelegjencisë patriotike maqedonase.
Çështja e dytë – zgjidhja e kontestit me emrin me Greqinë. Bie në sy, se gjatë takimeve në Uashington (SHBA), posaçërisht me Rex Tillerson, ministri i Punëve të Jashtme Dimitrov, sikur nuk i kushtoi tepër theks zgjidhjes së kësaj çështjeje, në takimet me zyrtarët amerikanë, per dallim nga nje pasus i vetem ne fjalimin e mbajtur para ‘Atlantic Council’. Por, edhe pala nikoqire, sikur te mos kishte vënë tepër vëmendje, gjykuar sipas deklarates nga Sektretari Shtetit Tillerson, në të cilën nuk përmendet as Greqia, as kontesti, por as NATO, e lere më BE-në.
(Në lidhje me këtë, bie ne sy qe edhe pse ne ëashington per te njejten ngjarje, Tillerson nuk ndau kohe per photo-op me Pacollin dhe Bushatin. Nuk duhet shumë për të kuptuar se takimi Dimitrov-Tillerson ishte vetem per nje foto, por, megjithate, lë vend per te menduar per depertueshmerine e Ministrave Shqiptare te Puneve te Jashtme.)
Çështja e emrit, sikur po shndërrohet në ‘mollë sherri’ edhe mes partnerëve të koalicionit:BDI dhe LSDM. Shikuar ne retrospektiv, tensioni mes parterëve filloj te shperthejë në sipërfaqe, pas lajmit se Komisioni Europian (KE) ka drejtuar kritika ndaj Qeverise ne Shkup. Lajm ky i cili filimisht u demantua nga Bujar Osmani, si i ngarkuar per Euro-Integrime, dhe i pari ne shenjester per bartje pergjegjesie. Ca dite me vone, Dane Taleski keshiltari per Punë të Jashtme i kryeministrit Zozan Zaev, konfirmoi tërthorazi se ka vërejtje nga Brukseli, duke pohuar se “verejtjet nga Brukseli do t’i inkuadrojme ne planin qeveritar”.
Keto deklarata intra-koalicionuese, nuk do të kishin ndonje peshe dhe vlere analize, sikur te mos ishte mosdurimi dhe sabotimi qe ndodhë tani disa muaj, mes Nikola Dimitrov dhe Bujar Osmani, por edhe nga kabineti Zaev (Talevski, Maricik etj) qe nuk fshehin irritimin që Brukseli konsideron BDI-në si palë më kredibile per bashkepunim se LSDM-ë, dhe bile si garance se Zaev nuk do t’i luajë bisht premtimeve te dhena per zgjidhje të kontestit me Greqine.
Prandaj, nuk është për t’u befasuar që (më 26 nëntor) jo më shumë se 24 orë pas deklarates se Talevski (perndryshe, kuadro e vjeter e Verushevskit), gazeta prestigjioze greke “Kathimerini”, del me dyshimet e para mbi sinqeritetin e Zaev, nese vërtetë dhe sinqerisht deshiron te zgjidhë çeshtjen e emrit. “Pyetja kyçe është nëse ndryshimi i Qeverise ne IRJM, poashtu nenkupton edhe ndryshim te pozicineve (te Shkupit ne lidhje me emrin). Toni i deklaratave nga kryeministri Zaev mbi kete çështje, sikur edhe ato te ministrit të Punëve të Jashte Dimitrov, ngjajnë gjithsesi si inkurajuese, por distanca mes deklratave publike dhe progresit konkret, është vërtetë tepër e madhe”.
Duke ditur afërsinë e “Kathimerini”-it me Qeverine Greke, përshkrimi i illë nënvizon kthesë dramatike ne perceptimin e Zaev-Dimitrov si partnerë të besueshëm për bisedime dhe zgjidhje. Ky ndryshim kursi, plotesohet edhe me konstatim – paralajmerimin ne fund te artikullit, ku Greket perkujtojnë se nuk eshte Maqedonia, por Greqia ajo qe bënë koncesione ndaj Shkupit. “Duke e pasur te qarte se Greqia tani me ka bere koncesione madhore – kur Qeveria Karamanlis u dakordua ne 2007 qe ‘Maqedonia’ te inkuadrohet ne emrin kompozit – tani eshte radha tek IRJM, që të ndërmerrë hapa për të lëvizuar përpara. Natyrisht, nëse qëllimet e Zaevit janë të sinqerta, kjo do të bëhet e qartë gjatë muajve ë vazhdim. Jo nga deklaratat e tija publike, por nga negociatat konkrete. Duke filluar nga ato me Matheë Nimitz ne Bruksel, brenda ca javesh.“
Duke pasur parasysh kërcënimet dhe rikujtimet e tilla drejtuar nga Athena ne adresë të Zaev-Dimitrov, duhet kuptuar nervozizmin e tyre që Bujar Osmani këmbëngul me deklarata inkurajuese për zgjidhje të kontestit, me të cilat para Brukselit ai dhe Ahmeti sistematikisht zhveshin lojen meskine te Zaev dhe zotimet e zbrazeta te Dimitrov.