Shkruan Ejup Berisha
Ta duash një njeri në rastin tim konkret një femër nuk është keq e as mëkat,ta duash një makinë të bukur e të shtrenjtë e komfore si dhe një shtëpi përrallore gjithashtu nuk është ide e keqe.Mirë është ta duash edhe një vend të mirë dhe të paguar e të shtrenjtë pune apo ta keshë edhe një post të lartë politik e me shumë ndikim në shtet. Kur flas për vete duhet ta pranoj se e dua një femër të bukur e cila jeton gati tetëdhjet kilomatra larg meje.E dua një ose disa makina të sjtrenjta sepse këto të japin siguri më te lartë gjat vozitjes në rrugët e keqija e jocilësore të vendit tim.Sot ka shumë lloje të këtyre makinave duke filluar nga Porche, Ferrari, Lamborghini, Bugatti pastaj Mercedes, BMË dhe Audi. E dua edhe një shtëpi përrallore jo se kjo ku jetoj ëshë e keqe por e dua edhe një më të mirë se kjo. Dhe së fundmi e dua një vend më të mirë pune por pse jo edhe një post të lartë politik e me shumë ndikim si psh atë të Presidentit të shtetit. Në fund do të thoni se pse i themë të gjitha këto publikisht në opinion.Lexues të ndëruar gjithë këto i themë për të bërë një brum të mirë për të shkruar këtë tekst dhe për të dëshmuar se egzistoj frymoj dhe mendoj lirshëm dhe jamë njeri me dëshira dhe ambicje.Un e di se disa gjëra që i përmenda më lartë janë reale e të realizueshme e disa tjera janë reale por të parealizueshme.Psh qfar është reale është ajo ta keshë afër njeriun që e don shumë, të keshë një vend pune me pagë të lartë apo të keshë edhe një post të lartë dhe me ndikim në politikë.Kur jemi te politika sa më përket mua tani më është sekret publik se e dua shumë postin e të parit të shtetit apo Presidentit të Republikës. Pse sepse dua të kontribuoj që politika të jetë aktivitet njerëzor dhe shoqëror më përparues, human dhe më i afërt i cdo individi apo njeriu. Përmes këtij posti dua të kontribuoj në prezentimin dhe afirmimin më të denjë e më pozitiv të shtetit dhe qytetarëve brenda dhe jasht.Të kontribuoj në përmirësimin e raporteve të këqija dhe të ashpërsuara politike mes partive në pushtet dhe atyre në opozitë. Të jemë dora e djathtë e cdo njeriu apo qytetari të vendit si dhe të kontribuoj në zhvillimin dhe përparimin e shtetit. Një model ideal të një Presidenti të tillë e kemi në rajon dhe atë Presidenten e Republikës së Kroacisë Kolinda Kitaroviq-Grabar.Kjo është një zonjë e madhe dhe Presidentja më e preferuar e imja.Te ky njeri mund ti gjeshë të gjitha karakteristikat dhe cilësitë më të mira dhe më të larta njerëzore dhe profesionale si psh: Menqurinë,intelegjencën,zgjuarsinë, largpamësinë, guximin, trimërinë, modestinë si dhe bukurinë. Kjo zonjë e madhe i do shtetin dhe qytetarët e shtetit të saj prandaj punon pa ndalur dhe pa përtesë për ta. Pse e zgjodha Presidenten e Kroacisë të flas për të e psh jo Presidentin aktual të vendit timë.Këtë lexues të ndëruar e bëra sepse ky i fundit më ka dëshpruar dhe më ka lënduar shumë në jetë me jokorrektësinë maksimale të dëshmuar ndaj meje. Prandaj un në këtë shkrim u përqëndrova te zonja Kolinda Kitaroviq-Grabar sepse ajo po dëshmon se është model i një Presidente shumë të dashur dhe të aftë bashkëkohore dhe e cila edhe më shumë ma ka bërë tërheqës postin e Presidentit të shtetit.