Në Gjykatën Penale në Shkup për nesër është caktuar seanca e parë për rastin “Total”, në të cilin është i akuzuar kryeredaktori i televizionit të afërt me VMRK-DPMNE-në – “Sitel”, Dragan Pavlloviq Llatas dhe tre ndërmarrje (në të cilat është udhëheqës dhe pronar Llatas) për fshehje të tatimit, njofton Portalb.mk.
“Personi fizik pronar i ndërmarrjes “Total Marketing” dhe “Tatal Media Center” është i dyshuar se nga viti 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe personat juridik t’u ikin tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjeve të tatimeve, ka dorëzuar të dhëna të rrejshme. Persona juridik e kanë dëmtuar për 121 mijë euro, ndërkaq personi fizik për 63 mijë euro”, kanë deklaruar nga Prokuroria Speciale.