Në pajtim me konkludimin e seancës së 34-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe angazhimit të saj për transparencë dhe raportim, në faqen zyrtare të internetit të ministrit të obliguar për regullativë për përmirësimin e klimës investuese për kompani vendore Zoran Shapuriq, janë publikuar dokumente dhe informacione në lidhje me punën dhe aktivitetet e ministrit dhe kabinetit të tij. Siç kumtojnë nga kabineti i tij, në faqen e internetit të ministrit Shapuriq, janë të disponueshme plane strategjike, buxhetet, raportet revizore, furnizimet publike, rregullorja për organizime të brendshme të Qeverisë dhe Sekretariatit të përgjithshëm ku i takon edhe kabineti i tij, Rregullorja për sistematizim të vendeve të punës, Lista e informacioneve nga karakteri publik, Rregullorja për paraqitje të brendshme mbrojtëse dhe person të autorizuar për pranim të paraqitjeve për të, persona të autorizuar për mbrojtje të të dhënave personale, Ligje dhe akte nënligjore dhe Lista e të punësuarve me telefona dhe e-mail adresa zyrtare. Dokumentet e theksuara janë publikuar në faqen zyrtare të internetit https://www.mdi.gov.mk në kategorinë “Informacione” në këtë link https://www.mdi.gov.mk/?page_id=624, në kategorinë “Rregullativa” në këtë link https://www.mdi.gov.mk/?page_id=387 dhe në kategorinë “Për ministrin”/”Anëtarë të kabinetit” në këtë link https://www.mdi.gov.mk/?page_id=563.
Data 21.08.2025
Aktuale
- Këmbimi valutor 21 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSH-it, Noka: Rrëmbim apo inskenim? Terr informativ që ngre pikëpyetje për përfshirjen e shtetit
- Inteligjenca artificiale i ndihmoi fëmijët të dëgjonin përsëri zërin e nënës së tyre pas 25 vitesh
- Xi i Kinës viziton Tibetin, flet për unitet
- Dronët misteriozë mbi Kosovë: Çfarë fshihet pas fluturimeve të dyshimta?
- Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë
- Ambasadori Denion Meidani në mbështetje të TS: “Kur media është e lirë, çdo e drejtë tjetër është më e siguruar”
- Shqiptarja arrestohet në Itali për shitje kokaine! Si 51-vjeçarja tentoi t’i shpëtonte policisë