VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojë edhe sot protestat kundër valës së arrestimeve të ish zyrtarëve të kësaj partie dhe personave të tjerë të përfshirë në dhunën në Kuvend, natën e 27 prillit. Protesta e sotme do të zhvillohet përpara Ministrisë së Drejtësisë. Në thirrjen e kësaj partie për protesta theksohet se Kur drejtësia është shkelur, atdheu dobësohet. Atdheu nuk mund të shkojë para kur drejtësia shndërrohet në padrejtësi, kur revanshizmi bëhet stil i jetës, kur përndjekja politike shndërrohet në pasion”. Simpatizantë të VMRO-së tanimë disa ditë me radhë protestojnë në lokacione të ndryshme, pas vendimit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e 36 personave, në mesin e të cilëve edhe 6 deputetë të VMRO-DPMNE-së për veprën “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet në Kuvend.
Data 30.04.2024
Aktuale
- Pas lajmeve se është ndarë nga Lumbardhi, Kaderi habit me veprimin e saj
- Pendarovski: Davkova nuk është kompetente në fushën politike
- Toshkovski: Palevski do të ekstradohet për një kohë shumë të shkurtër
- Mexhiti ministër i Brendshëm?! Ahmeti : Do të jem shumë i sigurt
- Ali Ahmeti në Çair: Ne kundërshtar e kemi VMRO-në, votuesit e opozitës shqiptare të votojnë Frontin Europian
- Me grim dhe pa grim, Anita Haradinajt bën transformim të madh në pamje
- Fronti Evropian: Të parët shpallëm tubimin në Tetovë, opozita shqiptare të rishikojë vendimin dhe të zgjedh ditë tjetër
- Taravari: VLEN në qeveri, garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë