Reshjet e shiut të cilat ditët e fundit e përfshinë Maqedoninë shkaktuan rritje të nivelit të lumenjve dhe e vështirësuan komunikacionin në disa akse rrugore.
Për shkak të reshjeve të vazhdueshme në vendin tonë, stacionet matëse hidrometeorologjike tregojnë që niveli lumit Vardar është rritur dyfish nga ai I muajit nëntor. Përveç se në Demir Kapi ku shënohet 226 cm, ndërsa në muajin nëntor ishte 163 cm.
Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thonë se janë të mundura dalje nga shtrati lokale në pjesën e sipërme nga rrjedha e Vardarit, gjegjësisht në rajonin e Pollogut, në rrjedhën e Treskës, si dhe në vende të caktuara përgjatë rrjedhës së lumenjve Radikë, Drini i Zi, dhe Lumi i Zi.
Por nga atje thonë se e përcjellin me vëmendje gjendjen në terren dhe se forcat për mbrojtje dhe siguri janë në gjendje të mobilizimit të rritur.
Edhe nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtuan se nivel jashtëzakonisht i lartë i ujët sot në mëngjes është matur në lumin Treska, gjegjësisht në stacionin hidrologjik në Makedonski Brod ku niveli i lumit është më i lartë për 50 centimetra në krahasim me ditën e djeshme.
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave tha se po e ndjekin situatën me reshjet e rrëmbyeshme dhe ndikimin e tyre ndaj bujqësisë dhe nëse merren informacione përkatëse, do të ndërmerren të gjitha procedurat.
“Në kontakt të vazhdueshëm jemi me DPHM. Deri tani nuk kemi marrë konfirmime zyrtare për ngjarjet klimatike të cilat janë shkaktare për dëme të caktuara në sektorin e bujqësisë. E ndjekim situatën edhe Ministria e Bujqësisë edhe DPHM-ja menjëherë sa të marrin informacione përkatëse gjegjësisht konfirmime zyrtare, do t’i ngritin të gjitha procedurat që janë në kompetencën tonë”, tha Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.
Reshjet e shiut me intensitet më të ulët do të vazhdojnë deri paraditen e nesërme, thonë sinoptikët. Sipas tyre, të dielën ndërpriten reshjet e shiut dhe vendi do të kaplohet nga një mot i thatë dhe me ulje të temperaturave.