Në hapësirat e bodrumit në ndërtesën ku ishte ruajtur material mjekësor në lagjen Përzhinë shpërtheu zjarr, i cili ende është aktiv.
Nga Brigada për mbrojtje nga zjarri të Qytetit të Shkupit për MIA-n deklaruan se bëhet fjalë për një zjarr të madh dhe se ekipet e tyre intervenojnë në terren.
Në rrugën “Banica” ku është zjarri ka tym të dendur.