Qeveria ka hedhur poshtë pohimin e Institutit “Societas Civilis” se Qeveria nuk ka precizuar akoma aktivitetet e Planit 6-9 dhe çfarë duan të arrijnë me këtë. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, thotë se analiza e këtij Instituti nuk përkon aspak me realitetin. Boshnjakovski shton se Qeveria në mënyrë të saktë ka arritur t’i përcaktojë masat e Planit aksional për reforma dhe rezultatet e arrtitura nga implementimi i tyre.
“Qeveria në mënyrë shumë precize i ka identifikuar të gjitha aktivitetet e Planit 3-6-9. Gjithashtu, opinioni i Maqedonisë përmes mediave është informuar mbi zbatimin e këtij plani dhe cilën fazë të realizimit gjendet”, thotë për Almakosin zëdhënësi i Qeverisë Boshnjakovski.
Nga 73 aktivitete të ndara në 11 sfera të prioriteteve, 41 për qind e këtyre aktiviteteve janë realizuar, 16 për qind janë pjesërisht të realizuara, kurse 14 për qind janë të parealizuara. Ndërkaq 29 për qind e aktiviteteve janë të pallogaritshme, ka thënë Zoran Neçev, nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.
Sipas qeverisë, Plani i reformave është miratua në fillim të Korrikut të këtij viti duke marrë parasysh rekomandimet e Bashkimit evropian, të Këshillit të Evropës, respektivisht Komisionin e Venecias dhe GRECO, OSBE , dhe raportet e grupit të ekspertëve të udhëhequr nga Pribe, si dhe konsultimet me sektorin civil.
Qeveria pohon se aktivitet e realizuara janë në sferën e punës së Kuvendit, emërimet në institucione,bashkëpunimi me Presidentin e shtetit, Zbatimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ku edhe zbaton legjislacionin. Ajo beson se reforma e shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë është më e nevojshme si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Delvina Kërluku
Almakos.com