Reshjet e shumëta të shiut në Maqedonisë gjatë në 24 orëve e fundit kanë bërë që niveli i lumenjve të rritet duke rrezikuar përmbytjen e disa zonave në vend.
Rritja e nivelit të lumit Vardar në fshatin Raotince rrezikon përmbytjen e asaj zone.Për shkak të reshjeve të mëdha, përgjatë pjesës sipërme të lumit Vardar ka pasur derdhje më të vogla në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, siç janë Qeveria e Republikës së Maqedonisë në në Urën e Gurit dhe kaskadat e lumit Vardar nën Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore. Gjithashtu rrezik paraqitet edhe për fshatin Jançe ku rrezikohet ura nga rritja e nivelit të lumenjve Mazdracha dhe Radika, thonë për Almakos nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Nga kjo qendër thonë se deri më tani më së shumëti janë pranuar thirrje që kanë të bëjnë me përmbytjen e podrumeve rrëshqitjet e tokës dhe gurët e mëdhenj, si dhe një nivel i lartë i rrjedhave të ujit në lumenjtë në rajonin veriperëndimor.
Ndërkohë, Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike apelon që situata të vëzhgohet me kujdes nga organet përkatëse. Disa pjesë lokale rrezikohen edhe nga përmbytjet pasi që mot me shi parashikohet edhe për 24 orët në vazhdim, e si rrjedhim edhe rritje e mëtejshme e nivelit të lumenjëve, Radika, Vardar e të tjerë.
“Për shkak të këtyre rritjeve është e mundur që në disa pjesë lokale të ketë përmbytje andaj porosisim që të vëzhgohet me kujdes situate. Pritet që gjatë 24 orëve në vazhdim përsëri të kemi mot me reshje shiu, fillimisht do të përfshijë më shumë pjesët perëndimore të vendit dhe më pas pritet që rreshje të shiut të përfshijnë të gjithë territorin. Në 24 orët e ardhshme pritet rritje e nivelit në të gjithë lumenjt”- thuhet nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nga Qendra Për Menaxhim me Kriza thonë se për shkak të paralajmërimit të sinoptikëve për reshje shiu edhe në 24 orët në vazhdim, do të jenë në dispozicion të qytetarëve për të ndërhyrë aty ku do të lind nevoja.
Më së shumëti rreshje shiu janë reghjistruar Mavrov 130 litër shi për metër katrorë, në Tetovë 84 l/m2, Dibër 71 l/m2, Shkup 35 l/m2, Oher 34 l/m2.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com