Të dënuarit në rastin “Monstra”, Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri, të cilët gjenden në burgun e Idrizovës, edhe katër muaj do përmbushin dy vjetët e paraburgimit të parapara me ligj, raporton SHENJA.
Fejzi Aziri gjendet në burgun e Shtipit dhe ka të njëjtën kohë të kaluar në paraburgim sikurse Hakiu dhe Agimi.
Sami Luta, i cili iu bashkohet grupit pas më shumë se një viti, gjendjet në paraburgim në Shutkë dhe sipas avokatit të tij, ai tashmë ka bërë dyfishin e paraburgimit respektivisht katër vjet. Afrim Ismailoviqi, vëllai i Agim Ismailoviqit nga Hasanbegu dhe Alil Demiri nga Haraçina gjenden në arrati në Kosovë. /SHENJA/