Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski ka konfirmuar për Televizionin SHENJA se vendimi për paraburgimet në rastin “Monstra” do të merret në 15:00. Ai ka thënë se do të didet vendimi pro ose kundër paraburgimit që nënkupton se tashmë Gjykata Supreme ka marrë përsipër për të vendosur për këtë temë.
Rijujtojmë se gjatë kësaj jave tre gjykata, Themelorja, e ajo e Apelit dhe Supremja luanin lojë fjalësh se kush e ka kompetencën për të vendosur për këtë çështje. Në fund është vendosur që Supremja të marrë këtë vendim.