Më shumë bashkëpunim, koordinim dhe shkëmbim informatash mes shteteve në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit te terrorizmit, ka shkruar zv/ministri Agim Nuhiu. “Një nxitje më e madhe u kërkua përmes seminarit rajonal për përmirësimin e bashkëpunimit kundër krimit financiar. Qasja e detajuar dhe më e fuqishme ndaj operacioneve të përbashkëta kundër krimit financiar është thelbësore për suksesin e kësaj lufte”, ka theksuar Nuhiu pas seminarit rajonal kundër pastrimit të parave dhe financimit te terrorizmit, të organizuar nga OSBE .