“Më lejoni që në fillim të kësaj letre të përcjell URIME 28 NËNTORI DITA MË SHTREJTË E KOMBIT SHQIPTAR te të gjithë shqipëtarët ane mbanë botës!
Për nder të Festës Kombëtare, 105 Vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e Republikes së Shqipërisë organizoi një pritje madhështore te Park Hotel & Spa në Shkup në të cilën ishin ftuar përfaqësues të institucioneve shtetërore në vend si që janë, presidenca, parlamenti dhe qeveria, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare në Shkup, përfaqësues nga shoqëria civile, biznesi mediat shqiptare dhe maqedonase, drejtues të shoqatave dhe përfaqësues të shquar të arsimit shqip, artit kulturës dhe shumë të tjerë.
Shtrohet pyetja: Cilat janë kriterët e seleksionimit të njerëzve në këtë manifestim? A thua vetëm njerëzit e veshur me petkun e pushtetit dhe familjarët e tyre vajzat, djemt, farefisi e kanë këtë privilegjë të jenë në këtë eviniment apo duhet të ftohen edhe njerëz që kanë dhënë kontribut kombëtar të dëshmuar në shumë sfera të jetës si akademi, shkencë, politikë, mediume dhe sfera tjera të jetës te cilët vetëm se nuk janë në pushtet anashkalohen nga ky event i shtetit amë.
Mos ftesa në këtë pritje madhështore e Prof.dr. Rufi Osmanit i cili krahas një pedagogu universitar, ish deputet, ish kryetar komune dy herë dhe ish kryetar partie, simbolin e FLAMURIT KOMBËTAR në Maqedoni i cili ka sakrifikuar vetën dhe familjen për këtë simbol duke u dënuar me 14 vite burg, është i qëllimshëm pakuptueshëm, tendencioz dhe i pashjegueshem.
Por unë Izet Zeqiri dekan aktual i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë pran UEJL Tetovë, antarë i Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë, autor i 15 librave shkencore, kontrbues në opinionin publikë dhe i shumë projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, nuk arrij ta kuptoj faktin që nuk gjendem në evidencën e Abasadës së Shqipërisë.
Në këtë pakënaqësi rreth anashkalimit në ftesë, njohë shumë kontribues të çështjes kombëtare të cilët e shprehin mendimin e njëjtë dhe konstatojnë “Shteti amë për disa shqiptare jashtë Shqiprisë sillet së mamë ndërsa për disa si njerkë”. Urojmë që në festat mbar kombëtare Ambasada e Shqipërisë të mos jetë vetëm çerdhe e politikës ditore por e gjithë fytyrave kombëtare kontribues të ngritjes dhe avansimit të kauzës shqiptare në vend she më gjërë!”- shkruan akademiku Izet Zeqiri ne profilin e tij në Facebook.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Izet Mexhiti nga Serova: Në vitin e parë, qytetarët e Çairit s’do të shohin më mbeturina me sy
- Marsh simbolik me motorë nga Prishtina drejt Hagës e Brukselit në solidaritet me ish-krerët e UÇK-së
- Pastruesja kosovare në Zvicër akuzohet se “fshiu” deri në 40 mijë franga
- Pep Guardiola kritikon shpenzimet e klubeve të tjera… në Premier League!
- Plumbi qorr e godet në kokë një qytetar në Klinë
- VLEN: Hipokrizia e BDI-së në Likovë nuk kalon më
- M*sakruan me thikë kunatin e bosit të mafies turke, arrestohen autorët rreth dy muaj pas krimit, mes tyre një shqiptar! Kishin krijuar urrejtje ndaj viktimës, ja pse u vra 62-vjeçari
- Provokimi i ri rus: Avionët luftarakë fluturojnë mbi Estoni, NATO aktivizon Nenit 4