Askush prej institucioneve shtetërore nuk sqaron arsyet për bastisjen e shtëpisë së deputetit të RDK-së Vesel Memedi ditën kur policia arrestoi dhjetra të dyshuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvend me 27 prill.
Institucionet kanë filluar lojën e ping-pongut, policia dje konfirmoi lajmin për bastisen e shtëoisë së deputetit Memedi, mirëpo na sugjeroi që për asryet e bastisjes t’i drejtohemi Gjykatës së Shkupit 1.
Prandaj dje Almakos kërkoi me shkrim nga Gjykata, e cila sot na u përgjigj se për këtë çështje duhet të kërkohet sqarim nga Prokuroria e përgjithshme.
“Për kryerjen e procedurave para-hetimore dhe hetimore, përgjegjëse është Prokuroria, dhe për këtë pyetje mund të drejtoheni deri te prokuroria përkatëse”, thonë për Almakos nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Mevludin Imeri
Almakos.com