Janë dorëzuar tre padi penale për tre persona të punësuar në Ndërmarrjen Publike “Pyjet e Maqedonisë”, të njëjtit dyshohen se kanë kryer dy vepra penale, “prerje e paligjshme të pyjeve” dhe “ndalesë të personit zyrtarë të kryej veprimin zyrtar”
“Stacioni policor “Makedonski Brod” ka dorëzuar padi penale kundër personit D.V. (50), i punësuar në Ndërmarjen Publike “Pyet e Maqedonisë, SH.S- “Sandanski””- Makedonski Brod, LL.V (26) dhe R.V.(36), i punësuar në “NP Pyet e Maqedonisë SH.S- “Sandanski””- Makedonski Brod, të gjithë nga fshati Trebino, për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale “ndalesë të personit zyrtarë të kryej veprimin zyrtar”.
Kundër D.V dhe R.V janë dorëzuar edhe nga një padi pasi ekziston dyshimi se të njëjtit kanë kryer veprën penale “vjedhje”. Më 22 nëntor 2017 rreth orës 14:30 të dyshuarit kishin shkuar në vendin e quajtur “Antenat”, në fshatin Trebino, me qëllim të bëjnë prerjen e paligjshme të pemëve. Në vendin e ngjarjes ata ishin kapur rojtari i pyllit, i cili i kishte urdhëruar të ndalojnë së bëri veprimin. D.V kishte filluar të llafoset me rojën e pyllit dhe për një moment së bashku me djalin e tij, LL.V kishin mbështetur për tokë dhe kishin filluar që ta godasin. Në sulmin ndaj rrojës ishte bashkangjitur edhe R.V. Pas kësaj, të dyshuarit i mblodhën mjetet dhe vendosën që të largohen nga vendi i ngjarjes. Në të njëjtën kohë rroja përsëri është afruar, D.V dhe LL.V kanë filluar përsëri ta sulmojnë, që më pas të largohen me mjetin që të njëjtit e kishin për transport.
Zyrtarët e policisë në vendin e ngjarjes e kishin gjetur rojën, i cili kishte marrë disa lëndime të dukshme, dhe u gjendën edhe disa drunjë të cilët ishin jo-ligjërisht të prera”, thuhet në Kumtesë.