Veç një gjë duhet me ta pranuar publikisht. Ke ditë me na manipuluar, hallall të qoftë. “Po punojmë për NATO, po punojmë për BE, po punojmë për integrim, për reformim”, por krejt i paske pasë pallavra. Po shifet shumë mirë se për çka paske punuar. Gjithë veprimtaria jote paska qenë që fëmijët e Çavkovit e Çavkova tjerë, të jetojnë jetë luksi.
ALBAN DEMIRI
Eh more komandant. Goxha komandant të madh e ke reklamu veten, por përfundove “komandant” në thojza. Komandant që ta panë hajrin Johan Tarçullovski, Lube Boshkovski, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkovi, Mitko Çavkovi, Branko Cërvenkovski, Nikolla Gruevski, Zoran Verushevski, Mile Zeçeviqi, Zoran Zaevi… Nuk mbeti maqedon pa ta parë hajrin. Vetëm shqiptarët nuk panë kurrfarë hajri prej teje, me përjashtim të një grusht njerëzish, të cilët shumë më mirë të mos kishin qenë fare.
Veç një gjë duhet me ta pranuar publikisht. Ke ditë me na manipuluar, hallall të qoftë. “Po punojmë për NATO, po punojmë për BE, po punojmë për integrim, për reformim”, por krejt i paske pasë pallavra. Po shifet shumë mirë se për çka paske punuar. Gjithë veprimtaria jote paska qenë që fëmijët e Çavkovit e Çavkova tjerë, të jetojnë jetë luksi.
Prandaj në fund do ta parashtroj edhe njëherë pyetjen që ta bëra në titull: A po flen i qetë o “komandant Ali Ahmeti, kur i shef fëmijët e Çavkovit duke vozitur vetura nga 100 mijë euro, kurse fëmijët e dëshmorëve e invalidëve të UCK-së duke vuajtur për gojën e bukës? Dhe s’di nga më vjen një përgjigje që më thotë se pyetja ime është e kotë: “Flen rehat Ali Ahmeti, bile si qengj. Hiç mos ja baj gajlen. Sepse edhe fëmijët e Ali Ahmetit kanë jetë luksoze si fëmijët e Çavkovit. E sa për fëmijët e ushtarëve të UÇK-së? Punë e madhe se si jetojnë ata!”.