Sektori për Punë të Brendshme të qytetit të Shkupit ka dorëzuar padi penale kundër dy qytetarëve, të cilët dyshohen se kanë kryer disa vepra penale gjatë periudhës 18-28 nëntor. Nga SPB Shkup thonë se të njëjtit veprat i kanë kryer në lokacione të ndryshme dhe kanë arritur një shumë prej 30.000 dinarësh, raporton Almakos.
“SPB Shkup dorëzoi padi penale kundër Z.K (18), dhe B.I (16), që të dy nga Shkupi, për arsye të ekzistimit të dyshimit se të njëjtit kanë kryer pesë vepra penale, “vjedhje”. Në periudhë nga 18 gjer më 28 në orët e mbrëmjes gjatë këtij muaji. Veprat penale të dyshuarit I kanë kryer në Karposh, Qendër, dhe në mënyrë të paligjshme kanë përfituar 30.000 dinarë. Dy nga vjedhjet janë kryer në stacionin e autobusit “QT Alluminka”, dhe një në rrugën Drezdenska, në vend-parkimin pas ndërtesës në rrugën, “Doskal Kamçe”, dhe në rrugën “Dimitrije Çupovski”. Me datë 27.11.2017. në orën 18:00, të dyshuarit janë identifikuar gjatë ecjes afër qendrës tregtare “City Moll”, dhe të njëjtët janë privuar nga liria”, shkruajnë nga SPB Shkup./Almakos/