Fajtorët për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill duhet të përgjigjen, deklaroi sot ambasadori amerikan Xhes Bejli.
“Policia, prokuroria, sistemi gjyqësor, duhet të veprojnë në mënyrë transparente me respekt të plotë të standardeve më të larta. Gjithsesi, ne dhe BE thamë se përgjegjësit për 27 prillin duhet të japin përgjegjësi, por gjatë procesit poashtu duhet të resepktohet prezumcioni i pafajësisë”, tha Bejli.