Mali i Zi do të jetë promotori më i madh i interesave të Maqedonisë në procesin euroatlantik, porositi sot ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, pas takimit me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Boshkovski, i cili është për vizitë zyrtare në Maqedoni, tha se dy shtetet kanë lidhje të thella miqësore dhe se trashëgimia nga shteti i përbashkët mund të jetë platformë e shkëlqyer për ndërtim të marrëdhënieve të ardhshme. “Jo vetëm për shkakun se Maqedoninë e kemi vend të dashur, por edhe për shkak se kjo është në interes të madh të Malit të Zi, sepse vetëm me rajon stabil dhe të bashkuar mund të jetë bazë e mirë për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e gjithë rajonit, e cila është nevojë e domosdoshme për të gjithë qytetarët”, theksoi Boshkoviq dhe tha se përvoja e Malit të Zi për hyrje në NATO do të jetë në dobi të madhe për Maqedoninë. Ministrja Shekerinska tha se Mali i Zi kërkoi anëtarësim në NATO pas Maqedonisë, por edhe se pas të gjitha vështirësive ajo arriti në qëllimin e saj strategjik. “Ky është inspirim për të gjithë ne dhe është dëshmi se kur qëllimi strategjik është me të vërtetë i dëshiruar për të gjithë, ajo është e arritshme”, theksoi Shekerinska dhe potencoi se Maqedonia është e kënaqur për shkak të faktit se e di se e ka edhe një aleat për hyrje në NATO. Maqedonia, shtoi Shekerinska, periudhën e kaluar fokusin e kanë vendosur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE dhe se qëllimi strategjik i Qeverisë është që të sigurohen të gjitha kriteret dhe kushtet që të mundet vendi ynë të jetë anëtari i 30-të i Aleancës. Në takim është biseduar për bashkëpunimin në mbrojtje dhe për, siç theksuan, shansin për qytetarët e Mali të Zi që të marrin arsimim akademik në Akademinë ushtarake në Shkup, por edhe për trajnim të pilotëve të Maqedonisë për helikopterë në Malin e Zi.
Data 21.08.2025
Aktuale
- AKI: Mickoski me plane ogurzeza për komunat shqiptare, sabotim të zgjedhjeve dhe kryetarë të dhunshëm të emëruar nga Qeveria
- Aliu: Javën tjetër nisin punimet për pakingun në Qendrën Klinike në Shkup
- Pehlivanllëk i madh mes partive dhe kandidatëve të pavarur
- Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare
- ASH – Taravari: Nepotizmi dhe klanet e VLEN-it, punësimet e familjarëve dhe lidhjet e dyshimta
- VLEN: Taravari dhe aleatët e tij, kampionë të nepotizmit
- Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj, ja çfarë tha për gazetarët
- Vuçiç do të kërkojë drejtësi në Maqedoni, por jo në vendin e tij