Komisioni me 5 vota pro, asnjë ” Kundër ” dhe asnjë të ” permbajtur”, miratoi kërkesën për paraburgim të Krste Mukovskit, Ljubco Arnaudov, Johan Tarcullovski, Sasho Vasilevskit, Lubco Dimovskit, Zhaklina Peshevska, transmeton Almakos.
Komisoni votoi individualisht per secilin nga 6 deputetet
Kryetari i Komisionit , Pavle Bogoevski, i propozoi Kuvendit te R.M të miratojë kërkesën për paraburgim.
Mbledhja filloi dhe përfundoi pa pjesmarrjen e deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Tani komisioni kërkesën do ta dorëzojë tek kryeparlamentari Xhaferi, i cili më pas të njejtën do ta propozojë për rendi dite Kuvend ku edhe deputetët do të debatojnë dhe do të votojnë për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve ndaj të cilëve rëndojnë akuza për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.
E.SH
ALMAKOS.COM