Një sipërmarrës gjerman kishte paraqitur disa paleta me lëngje nga Maqedonia gjatë muajit tetor në pikën kufitare Ost në Dortmund.
Gjatë kontrollit më të hollësishëm, është konstatuar se bëhet fjalë për limonatë të llojit „Fanta“. Megjithëse 2.496 shishet e paraqitura kanë qenë origjinale, ato nuk kanë qenë të destinuara për tregun europian, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Me këtë rast është paraqitur një i ashtuquajtur import paralel. Pasi që pronari i llojit „Fanta“ ka parashtruar kërkesë për konfiskimin e tyre doganor, 2.400 litrat e limonadës janë konfiskuar dhe shkatërruar nën mbikëqyrjen doganore. Lëngu “Fanta” në Maqedoni prodhohet nga kompania “Skopska Pivara”.
Sqarim: Si import paralel apo import gri llogariten mallrat të cilat janë prodhuar me pëlqimin e pronarit të firmës (bëhet fjalë për prodhime origjinale), por që pa pëlqimin e tij sillen në tregjet e Bashkimit Europian ose në shtetet kontraktuese të Tregut Europian (Norvegjia, Islanda dhe Liechtensteini).