Qyteti i Shkupit sot e filloi aksionin për mbjeljjen e 615 drunjëve.Ky aksion është pjesë e përpjekjeve për gjelbërimin e Shkupit dhe për të rritur numrin e drunjëve të rinj në sipërfaqet publike, të cilat do të përmirësojnë mjedisin jetësor dhe në këtë mënyrë do të kontribuohet në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Sot ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërim” në Çair, mbollën 4 fidane në vendin ku tre javë më parë ishin prerë 2 plepa që ishin të vjetër dhe përbënin rrezik për sigurinë e qytetarëve.Qyteti i Shkupit planifikon që në pranverë të vazhdojë me organizimin e këtyre aksioneve për mbjelljen e 4.000 fidanëve në disa mikrolokacione të caktuara, ku gjatë periudhës së kaluar janë prerë drunjë apo nuk janë mbjellë të rinj. Gjithashtu, në kontinuitet do të kujdeset për sipërfaqet ekzistuese të gjelbra, si dhe do të punojë në ngritjen dhe rregullimin e vendeve të reja me përmbajtje interesante për pushim dhe rekreacion të qytetarëve.
Data 21.08.2025
Aktuale
- (VIDEO) Filkov parapëlqen heqjen e Badenterit, Mickoski kundërshton, reagojnë edhe partitë shqiptare
- AKI: Mickoski me plane ogurzeza për komunat shqiptare, sabotim të zgjedhjeve dhe kryetarë të dhunshëm të emëruar nga Qeveria
- Aliu: Javën tjetër nisin punimet për pakingun në Qendrën Klinike në Shkup
- Pehlivanllëk i madh mes partive dhe kandidatëve të pavarur
- Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare
- ASH – Taravari: Nepotizmi dhe klanet e VLEN-it, punësimet e familjarëve dhe lidhjet e dyshimta
- VLEN: Taravari dhe aleatët e tij, kampionë të nepotizmit
- Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj, ja çfarë tha për gazetarët