Takim joformal i drejtorëve të drejtorive të doganave nga Ballkani
Perëndimor sot dhe nesër do të mbahet në Shkup.
Qëllimi i takimit është përgatitja e qasjes së përbashkët të shërbimeve doganore nga rajoni me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, në kontekst të Procesit të Berlinit dhe Samitit të Triestes që u mbajt në qershor të këtij viti, ku morën pjesë gjashtë kryeministrat nga Ballkani Perëndimor dhe liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Gjatë Samitit u përgatit edhe plani disavjeçar i aksionit, qëllimi i të cilit është përballja me problemet e Ballkanit Perëndimor, përmes
pranimit të idesë për krijim të një rajoni ekonomik rajonal dhe fondeve të BE-së për mbështetje të infrastrukturës në këto vende.
Në kuadër të ngjarjes, është paraparë që drejtorët e drejtorive doganore nga Ballkani Perëndimor të nënshkruajnë Deklaratë të përbashkët si konfirmim për përkushtimin e shërbimeve doganore për implementimin e Planit disavjeçar të aksionit dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes shërbimeve
doganore nga rajoni në drejtim të krijimit të Rajonit ekonomik dhe përforcimit të përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Provokimi i ri rus: Avionët luftarakë fluturojnë mbi Estoni, NATO aktivizon Nenit 4
- Arrestohet një 22-vjeçar, u kap në autostradën Tiranë-Durrës duke transportuar kokainë
- Mot i kthjellët e vranësira të pakta, parashikimi për ditën e sotme! Temperaturat deri në 34 gradë Celsius
- A e keni ditur se shimpanzetë konsumojnë të paktën një pije alkoolike në ditë?
- “Tetova i hap dyertë Bajram Rexhepit: Mbështetje e jashtëzakonshme dhe fitore e sigurt për Tetovën e re” (VIDEO)
- Trump shprehet i lumtur që do ta takojë Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator
- Dr. Mahmut Çevik: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Abdi Baleta
- Nikolloski: Pas zgjedhjeve do të shpallim masat për ndalimin e çmimeve të larta të banesave