GERMA është qendër private e kurseve të të ndryshme me fokus të veçantë në gjuhën angleze ( grupe intenzive dhe te rregullta) dhe gjuhën gjermane( grupe intenzive dhe të rregullta). Qendra është themeluar në Shkup e cila angazhohet në mësimdhënie të gjuhës angleze, gjermane, gjuhëve tjera evropiane si dhe kurseve tjera. I tërë stafi përbëhet nga dhjetë mësimdhënës të kualifikuar dhe shumë të profesionalizuar.
Për shkak të kërkesës së vazhdueshme të prindërve dhe interesimit të studentëve që ta kenë më afër këtë qendër. GERMA ofron programe të avancuara të tjera sikur Matematikë, Informatikë, pergaditje për provime dhe seminare, përgaditje per provime shtetrore (matura shteterore).
Qëllimi ynë është t’i ndihmojmë studentët tanë për t’i zhvilluar shkathtësitë e nevojshme për t’u marrë me rastet e shumta që i ofrohen dhe të jenë të përgatitur që të ballafaqohen me të ardhmen me vetëbesim.
GERMA dallon tre grupe të pjesëmarrësve: fëmijët e moshës katër deri në gjashtë vjeç, tinejxherët dhe të rriturit.
Sidoqoftë, asgjë nuk mund ta zëvendësojë vizitën, andaj ne ju ftojmë të vini për të na parë. Presim t’ju takojmë këtu!