670 persona të dënuar me burgosje deri më 6 muaj do të lirohen plotësisht, ndërsa tre mijë të burgosurve do të ju zvogëlohet dënimi për 30 për qind nga koha të cilën duhet ta kalojnë në burg. Ky është vlerësimi i Qeverisë për atë se sa persona do të përfshijë propozim-ligji për amnisti që u miratua në seancën e djeshme. Por ligji nuk do të përfshijë një pjesë të të burgosurve, kryesisht të dënuar për vepra të rënda penale.
Përndryshe, ligji për amnisti do t’i përfshijë të gjithë të dënuarit deri më 30 shtator. Për pyetjen se pse pikërisht kjo datë është zgjedhur për afat të vlefshëm për aministinë, përgjigje nuk ka.
Qeveria pret që me sjelljen e ligjit për amnisti të bëhet lehtësimi i burgjeve të cilët janë me kushte jonjerëzore dhe të stërbmbushura me të burgosur. Opozita që nga prezantimi i projektimit të ligjit reagoi duke thënë se për një ligj të këtillë nevojitet debat më i gjerë.
Data 21.08.2025
Aktuale
- AKI: Mickoski me plane ogurzeza për komunat shqiptare, sabotim të zgjedhjeve dhe kryetarë të dhunshëm të emëruar nga Qeveria
- Aliu: Javën tjetër nisin punimet për pakingun në Qendrën Klinike në Shkup
- Pehlivanllëk i madh mes partive dhe kandidatëve të pavarur
- Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare
- ASH – Taravari: Nepotizmi dhe klanet e VLEN-it, punësimet e familjarëve dhe lidhjet e dyshimta
- VLEN: Taravari dhe aleatët e tij, kampionë të nepotizmit
- Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj, ja çfarë tha për gazetarët
- Vuçiç do të kërkojë drejtësi në Maqedoni, por jo në vendin e tij