Gjykata Themelore Shkupi 1 ka vendosur për propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar për paraburgimin e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit, duke shqiptuar gjithsej 13 paraburgime 30 ditore dhe 6 paraburgime shtëpiake, njofton Portalb.mk.
“Duke vepruar në bazë të propozimit të PTHP-së për shqiptimin e masës paraburgim, përpara gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjatë ditës së djeshme janë nxjerrë 24 persona, për të cilët pas deklarimit të tyre në lidhje me propozimin e Prokurorisë, janë sjellë 13 paraburgime 30 ditore dhe 6 paraburgime shtëpiake”, thonë nga Gjykata.
Masë paraburgimi 30 ditor u është shqiptuar personave: M.Ç., O.P., I.D., M.P., O.R., G.A., V.T., D.L., I.C., B.I., J.Ç., I.S., dhe V.M.
Masë paraburgimi shtëpiak u është shqiptuar personave: S.M., G.Gj., M.P., E.D.B., B.D., V.J.
Këto vendime nuk janë të plotfuqishme dhe palët kanë të drejtë ankese deri te Këshilli Gjyqësor i këtsja gjykate në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimeve.