Në Gjykatën Penale në Shkup përfundoi marrja në pyetje e të
arrestuarve të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, ndërsa lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti.
Nga Gjykata për MIA-n deklaruan se vendimet për të gjithë të arrestuarit po përgatiten dhe se pritet që të publikohen gjatë ditës.
Mbrëmë u caktua masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh për pesë persona në mesin e të cilëve është edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe këngëtari operistik Igor Durllovski, i cili ishte pjesë e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të
përbashkët”.
Dy personave u është caktuar masë paraburgimi shtëpiak. Deputetët të cilët u arrestuan dje janë liruar dhe për ta pritet përgjigje nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga i cili Gjykata kërkoi heqjen e imunitetit të deputetit.
Gjatë ditës së djeshme krahas deputetëve janë arrestuar edhe 20 persona të cilët përndiqen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Data 10.03.2025
Aktuale
- E papritur, Laerti dhe Gjesti puthen në buzë
- A do të shohim iPhone-in e palosshëm në fund të vitit 2026?
- Mickoski përkujtoi viktimat maqedonase të Holokaustit: Të mos lejojmë që e kaluara të përsëritet
- Për dy ditë, Eglit i ndodh e papritura në Instagram
- Andis Harasani, ish-deputeti i PS ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare, bashkëshortja: Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit
- Larry Page relanson dynamikat e reja me startupin e inteligjencës artificiale Dynatomics
- Duke pritur Brukselin, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
- TAV Maqedoni – MPB/ Stërvitje për situata emergjente në aeroportin e Shkupit