Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej shtatë
aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në tre aksidente janë shkaktuar dëme materiale.
Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe katër shoferë janë ndalur në mënyrë të papërshtatshme. Nga
komunikacioni janë përjashtuar gjithsej 12 persona: 10 persona para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjetin dhe dy shoferë fillestarë. Janë hasur 49 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.
Me ndihmën e automjetit special karrotreci janë larguar 59 automjete.
Sektori për parandalim pranë SPB Shkup në kuadër të projektit edukativ për komunikacion “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” do të realizojë punëtori edukative me nxënës nga klasa e dytë nga SHFK “Vera Jociq” në rajonin e Komunës Gazi Babë.
Data 10.03.2025
Aktuale
- E papritur, Laerti dhe Gjesti puthen në buzë
- A do të shohim iPhone-in e palosshëm në fund të vitit 2026?
- Mickoski përkujtoi viktimat maqedonase të Holokaustit: Të mos lejojmë që e kaluara të përsëritet
- Për dy ditë, Eglit i ndodh e papritura në Instagram
- Andis Harasani, ish-deputeti i PS ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare, bashkëshortja: Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit
- Larry Page relanson dynamikat e reja me startupin e inteligjencës artificiale Dynatomics
- Duke pritur Brukselin, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
- TAV Maqedoni – MPB/ Stërvitje për situata emergjente në aeroportin e Shkupit