Në seancën e sotme, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi projektligjin për amnisti. Qeveria e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë ta ripërpilojë tekstin e Projekt Ligjit për Amnisti, si tekst i një projekt-ligji që miratohet me procedurë të rregullt dhe të parashikojë një dispozitë me të cilën do të përcaktohet data, që lidhet me veprat penale të parashikuara nga dispozitat i këtij projekt-ligji të kryera deri më 20.09.2017.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi propozim-ligjin për amnisti, me çka i rekomandoi Ministrisë së Drejtësisë dhe shërbimeve qeveritare t’i sigurojnë kushtet për ekspertizë në propozim-tekstin e Ligjit deri te ministritë e involvuara, si dhe deri te opinioni më i gjerë, ndërsa mori edhe vendim që miratimi i Ligjit të shkojë në procedurë të rregullt. Ligji i ri për amnisti, gjatë dy-tre javëve të ardhshëm do të jetë në dispozicion të sektorit civil dhe opinionit më të gjerë për debat. Qëllimin e miratimit të një Ligji të këtillë, Qeveria e ka arsyetuar se është shprehje e vullnetit të mirë të shtetit ndaj një grupi të caktuar të personave të dënuar, me qëllim të risocializimit të tyre dhe për lirimin e burgjeve nga numri i madh të personave që aktualisht vuajnë dënimin me burg, si dhe kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese./Almakos