Pas thirrjes së VMRO- DPMNE-së për protesta, përkrahësit e së njëjtës marrëshuan drejtë gjykatës Themelore Shkupi 1. Ata, para gjykatës kërkonin drejtësi për deputetët dhe ish ministrin e MPB-së, të cilët u arrestuan nga ana e policisë. Sipas prokurorisë, Çavkov së bashku me 35 persona tjerë akuzohen me veprën terrorizëm, e cila ndodhi më natën e 27 prillit, ku huliganët sulmuan Kuvendin e Maqedonisë, dhe rrahën disa deputet. Një ashtu ata dëshironin që Amerika dhe përfaqësuesit e sajë të heqin dorë nga Maqedonia, raporton Almakos.
Protestat filluan në mënyrë të qetë, pas një kohe të shkurtë një qytetarë iu drejtua mediave, i cili thoshte se kjo katrahurë që po bën Qeveria po e bën vetëm e vetëm që të hutoj popullin.
“Ata kanë për qëllim ta hutojnë popullin dhe ta ndryshojnë emrin. Emrin e shtetit nuk mund ta ndryshoj askush”, tha qytetari.
Duke shtuar se fajtorët duhet të marrin dënimin por se provokatorët janë ata që edhe më shumë meritojnë dënimin.
“Provokatorët janë Qeveria dhe mënyra se si të njëjtit zgjodhën krye parlamentarin Talat Xhaferi”, përfundoi ai, raporton Almakos.
Kurse qytetari tjetër kërkonte nga Amerika, Jess Bailly dhe nga të gjithë përfaqësuesit Evropian të largojnë duart nga Maqedonia, dhe mos të përzihen.
“Maqedonia është shtet biblik. Amerika nuk ka të drejtë të përzihet, nuk mundet ajo të na i zgjedh qeveritë. Këtë përbërje qeveritare nuk e zgjodhën qytetarët, të njëjtën e zgjodhi Amerika”, vlerëson qytetari.
Nga ana tjetër, një tjetër protestuese thotë se ata që duhet të burgosen janë anëtarët e “Revolucionit Laraman”.
“Ata rrahën policin dhe shkatërruan pronën shtetërore. Ata thyen çdo gjë që u doli para”, tha ajo.
Kur u pyet për protestuesit e 27 prillit, ajo u arsyetua se ata e bënë atë veprim nga mllefi dhe për ta ruajtur shtetin sepse u provokuan nga mënyra e zgjedhjes së krye parlamentarit.
Protestuesve ju bashkëngjit edhe ish kryetari i Aerodromit, Ivica Konevski.
“Fajtor duhet të ndjehen ata që i bën këtë shtetit tonë, ata zgjodhën me dhunë krye-parlamentarin. Këto protesta janë për drejtësi”, tha Konevski.
Sipas tij, deputetët që natën e 27 prillit përfunduan të rrahur janë ata që përkrahën këtë Qeveri e cila është jo legjitime.
Në protesta morën pjesë edhe ish-Kryeministri Gruevski, ish-kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Pakënaqësia më e madhe e qytetarëve ishte edhe heqja e përmendoreve e cila është shqyrtuar si mundësi nga Qeveria Zaev.
“Le ta heqin Skenderbeun, ta shohim a do t’ia mbaj”, tha një qytetar.
Në protest u pa edhe “Betmen”.
Nga ana tjetër në shenjë revolti kundër dënimit me burg të përjetshëm të akuzuarit e “Lagjjes së Trimave” protesta u zhvilluan në disa qytete të ndryshme si brenda dhe jashtë Maqedonisë.
Në Kumanovë, në ditën e festës së 28 Nëntorit, protesta është përkrahur nga shumë qytetarë. Sipas organizatorëve, kjo protestë bëhet për nder të të burgosurve të ngjarjes së “Lagjes së Kumanovës”. Në tubimin protestues thuhet se të gjithë shqiptaret që kanë kërkuar liri, drejtësi, barazi, janë burgosur. Përderisa ka të burgosur shqiptar, të cilët janë të pafajshëm, sot nuk kemi festë.
Mevludin Imeri
Almakos.com