Sot në mëngjes është bastisur shtëpia e deputetit shqiptar në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, merr vesh portali Telegrafi.mk
Deputeti shqiptar, identiteti i të cilit është i njohur për portalin tonë, sipas burimeve të policisë sot është dridhur para tyre si dhe ka kërkuar që të mos bëhet publik emri i tij.
Deputeti në fjalë akuzohet për përzierje në ngjarjet tragjike të 27 prillit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë ku bashkë me deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkonin që të sabotonin punën e Parlamentit.
Përndryshe, sot janë arrestuar ish zyrtar të lartë për këtë gjë, në mesin e të cilëve edhe ish ministri i punëve të brendshme, Mitko Cavkov.