Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sot ftoi për lirimin e të arrestuarve për dhunën në Kuvend me 27 prill të këtij viti duke e cilësuar atë si përndjekje të kundërshtarëve politik. Gruevski kërkoi që pushteti pakusht të ndalojë dhunën, maltretimet dhe terrorin ndaj opozitës.
Ai akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se në mënyrë brutale qëron hesapet me ata që veprojnë dhe mendojnë maqedonishtë.
“Ky është akti i fundit i qërrimit të hesapeve me Maqedoninë që kundërshton rrëninim e shtetit, platformën e Tiranës dhe dhunën e pushtetit. Kundër çdo maqedoni që kujdeset për interesat kombëtare. Në pikëpyetje është shteti. Kjo nuk është drerjtësi, ligjet dhe Kushtetuta nuk vlejnë, ky është shtet i kapur”, tha Gruevski.
Sipas tij, arrestimet poashtu janë kundër unitetit së grupit parlamentar të VMRO-DPMNE , i cili deri tani ka arritur të bëjë ballë presioneve të pushtetit. “Do të jemi në krye të betejës për drejtësi dhe atdheun”, premtoi Gruevski.
Almakos.com