– Me tre institucione arsimore dhe kopshtet do të menaxhojnë drejtorët e deritanishëm, ndërsa në të tjerat janë emëruar u.d. drejtorë të rinj, informuan nga Komuna e Gostivarit. Ndërrimi i kuadrove udhëheqëse në dymbëdhjetë shkolla në komunën e Gostivarit erdhi pas paralajmërimeve të kryetarit të komunës Arben Taravari se do të realizojë takime me këshillat shkollorë dhe kuadrin arsimor dhe do t’i dëgjojë mendimet dhe propozimet e tyre. Zëdhënësi komunal Jasin Demiri i konfirmoi ndërrimet dhe theksoi se puna e të gjithë ushtruesve të detyrës drejtorë do të ndiqet nga vetëqeverisja lokale, nga kolektivi dhe prindërit. Nëse konfirmohet se nuk janë të suksesshëm në udhëheqjen me institucionin, në vend të tyre do të emërohen të rinj. “U.d. drejtorët e emëruar kanë mandat gjashtëmujor dhe të gjithë ata të cilët me sukses do ta kalojnë këtë fazë mund të konkurrojnë në konkursin e rregullt.
Në qoftë se i përmbushin kushtet, do të zgjidhen për drejtorë me mandat katërvjeçar”, nënvizoi Demiri. Me shkollën e mesme ekonomike, SHF “Goce Dellçev”, SHF “Mustafa Kemal Ataturk” dhe kopshtet e fëmijëve do të udhëheqin drejtorët e rinj, ndërsa në 12 të tjera janë realizuar ndërrime në kuadrin udhëheqës. Pason lista e u.d. drejtorëve të institucioneve arsimore publike në Komunën e Gostivarit: SHF “Ismail Qemali”-Shpresa Useini, SHF “Bashkimi”-Vlera Fidani, SHF “Goce Dellçev”-Sasho Shareski, SHF “Mustafa K.Ataturk” – Oktaj Nuredin, SHF “Çajla”-Mevlude Sali, SHF “Gjon Buzuku” f.Sërbinovë-Ibish Iljazi, SHF “Faik Konica” f.Debresh – Sanije Durmishi, SHF “Përparimi” f.Çegran – Blerim Ameti, SHF “Liria” f.Vrutok- Nazlije Islami, Shkolla fillore e muzikës “Enver Stafai” – Betime Jakupi, SHF “Forina” f. Forinë – Zeqije Musliu, Kopshtet e fëmijëve – Natasha Sazdovska, Shkolla e mesme komunale (gjimnaz) – Driton Imeri, shkolla e mesme ekonomike komunale – Jovanka Ognjanoska, shkolla e mesme mjekësore komunale – Jeton Sulejmani, shkolla e mesme teknike – Gajur Izairi.