Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi përmes një kumtese ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës kombëtare 28 Nëntori. “Dita e flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar është kurorëzimi i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj me synim krijimin e shtetit shqiptar në trojet etnike shqiptare. Pikërisht falë kësaj sakrifice të madhe dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar më 28 Nëntor para 105 viteve në Vlorë, Ismail Qemali me patriotët më të mëdhenj të kohës shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pavarësi kjo që u legjitimua ndërkombëtarisht në më pak se gjysma e tokave shqiptare. Sot në këtë ditë të madhe për kombin duhet të konstatojmë me maturi të madhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë nën një betejë të vazhdueshme për të rikonfirmuar veten si anëtar të respektuar në familjen e kombeve perëndimore. Sfidat e kombit shqiptarë sot janë po aq problematike dhe të rrezikshme si edhe një shekull më parë, kërkohet angazhimi i të gjitha kapaciteteve kombëtare në udhëheqjen e kombit në të gjitha tokat shqiptare që përvjetorët e radhës të mos jenë vetëm kujtime historike por edhe shpresë dhe ardhmëri më e ndritur për kombin shqiptarë”, thuhet në urimin e Memedit. Dita e Pavarësisë, shtohet më tej, është dita e përjetësisë së një kombi, dita më e rëndësishme dhe më jetike për pjesëtarët e tij. “Më lejoni që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Ditën e Flamurit – Ditën e Pavarësisë. Gëzuar festën e Flamurit kombëtar. Letë jetë e përhershme Shqipëria e pavarur”, thuhet në urim.
Data 16.03.2025
Aktuale
- Taravari: 18 nga pacientët janë në gjendje të rëndë!
- Nuk deklaruan mijëra euro dhe një tentoi të fusë mallra kontrabandë nga Kina në vendin tonë, arrestohen 6 shtetas në Rinas
- Gashi: Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga tragjedia në Koçani
- Shiu dhe dielli, një kombinim ideal për ditën e sotme
- Plagosja e 26 vjeçarit në Laç gjatë aksionit policor, Gjykata e Lezhës cakton masat e sigurisë për dy të arrestuarit
- Arrestohet pronari i diskotekës “Puls”, licencën e ka patur deri më 24 mars
- Ministri Toshkovski: 51 viktima, 100 të lënduar në tragjedinë në Koçani
- Policia po ndalon të gjithë organizatorët e ngjarjes tragjike në Koçani