Me rastin e 105 vjetorit të festës kombëtare të flamurit, Komuna e Çairit si çdo vit, edhe kësaj radhe ka bërë përgatitjet për shënimin në mënyrë dinjitoze të këtij momenti të rëndësishëm historik që na bashkon gjithmonë shpirtërisht si komb kudo që ndodhemi.
Kësaj radhe madhështinë e shënimit të festës së 28 Nëntorit e shton edhe vendi ku do të mbahet manifestimi – “Sheshi Skënderbeu” ku me mjeshtëri të madhe artistike në mozaikun e vendosur aty, është pasqyruar gjithë rrugëtimi ynë kombëtar historik.
Programi festiv do të fillojë në ora 11:00 me pjesëmarrës Ansamblet e Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi”, “Emin Duraku”, “Shkupi”, “Karshiaka”, “Shqiponja” dhe “Drita e Dervenit” të cilët do të prezantojnë program të pasur të valleve kombëtare.