Mirënjohjen në emër të Institutit ndërkombëtarë për studime ballkanike dhe të lindjes së mesme nga Lubljana ia ka dorëzuar nënkryetari i këtij instituti Ernest Petric, njëherit edhe ish anëtarë i gjykatës kushtetutese në Slloveni.
Janeva duke u falenderuar ka thënë se krahas përkrahjes së madhe të qytetarëve kjo
mirënjohje do jetë një shtytëse akoma më e madhe për punën e PSP-së.
Prokurorja e re, Janeva, është tërësisht e pavarur nga politika, bile edhe nga vetë Prokurori Publik në Maqedoni. Ky i fundit mund vetëm të kontrollojë dhe të japë informacione mbi punën e saj. Shumë media shkruajnë se puna e prokurores u fokusua te bombat e Zaevit, ku ish-qeveria akuzohet rëndë për vrasje, korrupsion dhe keqpërdorim detyre.