– Deri në vitin e ardhshëm sipas Propozim-buxhetit, për të cilin filloi debati në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet, janë planifikuar 24,6 miliardë denarë ose 400 milionë euro për investime kapitale ose për 5,3 për qind më shumë në krahasim me vitin 2017. “Në vitin 2018 është planifikuar investim në më shumë sfera edhe atë për intensifikim të projekteve infrastrukturore, gjegjësisht për investime investuese për përfundim të autostradës së Korridorit 10 dhe infrastrukturës hekurudhore, si dhe investime kapitale për përmirësim të kushteve në shëndetësi, arsim dhe sistem social, bujqësi, kulturë, sport, mbrojtje e mjedisit jetësor dhe gjyqësi”, theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski në fjalimin e tij në Komisionin për financim dhe buxhet për Propozim-buxhetin për vitin 2018. Për investime kapitale nga infrastruktura rrugore dhe hekurudhore janë planifikuar mjete në vlerë prej 3,5 miliardë denarë. Në këto korniza në vitin 2018 është paraparë që të përfundojë ndërtimi i aksit të ri modern i autostradës Demir Kapi-Smokvicë, me ç’rast do të kompletohet aksi kryesor i Korridorit X. Projekti është financuar nga mjete personale dhe me mjete nga BERZH-i, BIE dhe fondet IPA. Me qëllim të modernizimit të infrastrukturës ekzistuese hekurudhore do të vazhdojë rikonstruimi i hekurudhës së Korridorit X, i financuar me mjete nga BERZH-i. Me këto aktivitete, siç thuhet, do të përmirësohet qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave në këtë aks, do të zvogëlohen shpenzimet e hekurudhës dhe do të sigurohet qarkullim më i sigurt dhe më efikas. Gjatë vitit 2018 janë paraparë mjete edhe për vazhdim të realizimit të fazës së parë dhe të dytë të projektit për ndërtim dhe rehabilitim të pjesës lindore të hekurudhës Korridori VIII – aksi Kumanovë- Bellakovcë-Kriva Pallankë, i financuar nga BERZH-i. Gjatë vitit 2018 do të intensifikohet rehabilitimi dhe rindërtimi i hekurudhës “Manastir – Kremenica”, me ç’rast do të sigurohet mënyrë alternative për lidhje me Republikën e Greqisë. Për investime në infrastrukturën energjetike dhe komunale janë planifikuar investime kapitale në vlerë prej 5,8 miliardë denarë. Siç thuhet në ekspozenë e Propozim-buxhetit, gjatë vitit 2018 vëmendje të posaçme do t’i kushtohet përshpejtimit të procesit të gazifikimit të vendit, me qëllim të shfrytëzimit më të madh gradual të burimit të energjisë i cili është më i lirë dhe më pak i dëmshëm për mjedisin jetësor. Është paraparë vazhdim i aktiviteteve rreth ndërtimit të fazës së parë nga Sistemi gazsjellës kombëtar, aksi Shtip-Negotinë-Manastir dhe aksi Shkup-Tetovë-Gostivar. Sipas Propozim-buxhetit për vitin 2018 ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit në komuna do të vazhdojë me dinamikë të intensifikuar, financuar nga mjete të komunave dhe me mjete nga linja kreditore nga BIE dhe KFV banka. Njëkohësisht, përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale financuar nga Banka Botërore do t’u mundësohet komunave dhe ndërmarrjeve publike komunale të financojnë intervenime investuese në sferën e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të zeza, menaxhimin me mbeturina të forta dhe investime të tjera në shërbime komunale. Përmes IPA mjeteve do të mbështetet ndërtimi i stacionit filtrues për ujëra të zeza në Prilep, Radovish, Strumicë dhe Kërçovë, si dhe rehabilitim i rrjetit të ujësjellësit në komunat Kumanovë, Berovë dhe Prilep. Për rregullim të zonave zhvillimore industriale teknologjike përmes ndërtimit të infrastrukturë së nevojshme dhe objektet dhe punë hetuese gjeomekanike në propozim të Buxhetit 2018 janë planifikuar 431 milionë denarë.
Për investime kapitale në shëndetësi në Propozim-buxhetin për vitin 2018 janë planifikuar investime në vlerë prej 1,9 miliardë denarë, të dedikuara për projektin për ndërtimin dhe rikonstruksionin e institucioneve shëndetësore publike, për furnizim të pajisjes mjekësore, rikonstruksion të Spitalit të përgjithshëm në Kërçovë – Faza 1 dhe fillimin e implementimit të fazës 2. Në Propozim-buxhetin për vitin 2018 janë paraparë 2,4 miliardë denarë për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave të mesme dhe fillore, kopshtet e fëmijëve, ndërtimin e sallave shkollore dhe sportive, rikonstruimin e konvikteve të nxënësve dhe studentëve, për pajisje dhe rikonstruimin e universiteteve dhe investime në infrastrukturën sportive. Në drejtim të mbështetjes së sektorit të bujqësisë është paraparë vëllim i rritur i investimeve kapitale në vlerë prej 2,6 miliardë denarë, të cilët janë të dedikuara për zhvillim rural, ndërtim të hidrosistemeve dhe investime për përmirësim të konkurrencës dhe modernizim të ekonomive bujqësore. Në këto korniza, me mbështetje nga BIE është planifikuar që në vitin 2018 të fillojë realizimi i fazës së dytë dhe të tretë të projektit “Përmirësimi i shfrytëzimit të ujërave dhe baseni i lumit Zletovica”, me ç’rast do të sigurohet ujitje e 4.570 hektarëve neto sipërfaqe e cila ndodhet në komunat Probishtip dhe Kratovë dhe ndërtim të hidrocentraleve të vogla nëpër rrjedhën e liqenit Zletovica. Gjithashtu, do të fillojë edhe ndërtimi i sistemeve për ujitje në rajonin e Vallandovës, të cilët financohen me hua nga KfV përmes fazës së dytë të Projektit për ujitje të luginës jugore të lumit Vardar. Në sferën e gjyqësisë janë planifikuar mjete në vlerë prej 544 milionë denarë, ndërsa në vitin 2018 do të vazhdojë me implementimin e Projektit për rikonstruimin e institucioneve ndëshkuesepërmirësuese, i financuar me hua nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës. Në drejtim të përmirësimit të kushteve për grupet e rrezikuara sociale, në periudhën e ardhshme do të vazhdojë implementimi i Projektit për akomodimin e grupeve të rrezikuara sociale, i financuar me hua nga Banka për Zhvillim pranë këshillit të Evropës në vlerë prej 330 milionë denarë.ff/shk/08:48